Tri mësime nga luftërat e kohërave të lashta që po gjejnë zbatim gjatë kohës sonë! Fjala është për dyluftimin e Davidit dhe Goliatit, mijëra vite më parë; sulmin me elefantë kundër Mekës, rreth 1 mijë e 500 vite më parë; si dhe ndëshkimin që iu kishte bërë perandori i Bizantit, Basili II ( 976 – 1025 ), bullgarëve në fillim të shekullit XI. Nga librat e shenjtë, Dhjata e Vjetër dhe e Re, por edhe nga Kur’ani, mësojmë se si mijëra vite më parë, dy ushtri rivale përballen me njëra-tjetrën dhe ushtari trupmadh e muskuloz, Goliati, sfidon ushtrinë armike nëse kanë ndonjë ushtar që ka guxim t’i dalë përballë në dyluftim! Trupi i tij i bëshëm kishte ngjallur frikë e tmerr te ushtarët e sa e sa ushtrive rivale. Por kësaj radhe, pa një, pa dy, sfidës së tij i përgjigjet Davidi! Dukej se ky i ri po shkonte drejt vdekjes së parakohshme, pasi Goliati kishte shkaktuar vdekjen mizore të shumë ushtarëve në dyluftim! Ndërkohë që në mesin e radhëve të gjata e të pafundme të bashkëluftëtarëve të Goliatit kishte filluar përqeshja ndaj trimërisë naive të Davidit, bashkëluftëtarët e këtij të fundit po prisnin në ankth fillimin e dyluftimit. Dhe, ndërsa Goliati merr një gur gjigant për ta hedhur në drejtim të Davidit, ky i fundit merr një guralec, e vendos me kujdes në hobën e tij, të cilën fillon ta vërtisë rreth e përqark kokës. Duke analizuar me vëmendje maksimale hapërimin e rivalit të tij, Goliatit, i cili nënqesh duke ecur gjithnjë e më shpejt në drejtim të tij me gurin e madh që mbante në lartësinë e supeve për t’ia shtypur Davidit trupin e vogël, Davidi nis ta rrotullojë gjithnjë e më shpejt litarin e hobës. Ai kalkulon se cili është momenti më i mirë për ta hedhur guralecin drejt Goliatit. Dhe ndodh e pabesueshmja! Guraleci i vogël godet Goliatin në lulë të ballit, dhe në çast, trupi gjigand shembet përtokë! Kjo sjell dëshpërim në mesin e ushtrisë që krenohej me Goliatin, ndërkohë që ushtria e Davidit merr zemër për nisjen e sulmit ndaj ushtrisë rivale dhe arrin një fitore spektakolare! Është interesante që strategjia e Davidit është marrë për model edhe nga ekspertë të NATO-s. Ushtarakë të kësaj aleance kanë deklaruar kohë më parë se armët e NATO-s janë të sajuara për goditjen sa më të largët të cakut, ndërsa Pakti i Varshavës ka fokusuar sajuarjen e armëve me fuqi sa më të madhe goditëse. Mbase edhe lufta në Ukrainë, por edhe në vende të tjera, është duke u bërë sipas këtij koncepti – mbajtjen e rivalit politiko-ushtarak (Rusisë) sa më larg pragut të tyre, në Ukrainë, Siri, Iran… Një shembull tjetër është edhe beteja afër vendit më të shenjtë të botës islame – Mekës! Në botën islame është i njohur si beteja e elefantëve! Afër 1 mijë e 500 vite më parë, një ushtri e jashtëzakonshme ishte nisur për ta shkatërruar rrëzë më tokë Mekën. Kjo ushtri kishte në përbërje edhe shumë elefantë, gjë që kishte tmerruar arabët, të cilët e shihnin veten të pafuqishëm përballë këtyre kafshëve gjigande! Hapërimi i elefantëve, të pasuar nga një numër i pafund ushtarësh, ishte ndalur dhe çorganizuar nga një kundërsulm i papritur dhe i padëgjuar deri atëherë nga shpezë që në sqepat e tyre bartnin gurë të vegjël e që i lëshonin mbi ushtrinë e jashtëzakonshme, të prirë nga elefantët gjigandë! Ishte ky një mësim se luftën nuk e fiton kush është më i fuqishëm në tokë, por në qiell! A nuk kemi të bëjmë edhe tani me një garë të jashtëzakonshme se kush po ia del të mbretërojë qiellin!? Sa e sa herë kemi parë tanke gjigande të bëhen të pafuqishme nga një fluturake xhuxhe, sikur janë dronët! Të mos flasim për raketat gjigande me fuqi të jashtëzakonshme goditëse që sot paraqesin shqetësimin më të madh të luftës! Me fillim të shekullit XI, perandori i Bizantit, Basilisi, ndëshkon në mënyrë të padëgjuar më parë bullgarët. Ai ia del të robërojë rreth 15 mijë ushtarë bullgarë, por vendos të mos vrasë asnjë e as t’i mbajë robër, por t’i përdorë për gjunjëzimin e bullgarëve! Basili merr vendim që në çdo 100 ushtarë, t’i verbojë 99 prej tyre dhe vetëm një ta kursejë, që ai t’iu prijë të tjerëve për kthim në Bullgari. Basili e kishte bërë këtë që popullit bullgar t’i shkaktonte dhimbje për kohë të gjatë, duke u marrë bijtë e tyre të verbuar! Është interesante që kjo strategji po përdoret në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, vetëm se e modifikuar, por me të njëjtin qëllim! Tani nuk kemi të bëjmë me verbërim, por gjymtim me anë të minave! Radio Evropa e Lirë ka njoftuar se gjatë luftës Rusi-Ukrainë, 370 mijë ukrainas janë plagosur nga minat! Ekspertë ushtarakë kanë deklaruar kohë më parë se nuk është vrasja e ushtarëve që i shkakton disfatë ushtrisë rivale, por plagosja e tyre! Pse? Sepse vrasja nuk ka pasoja të mëpastajme e as kosto sikur plagosja apo humbja e gjymtyrëve nga minat! Është humbja e gjymtyrëve, e cila e detyron personelin ushtarak të merret me ushtarin e plagosur, së pari duke angazhuar shumë ushtarë për tërheqjen e bashkëluftëtarit të tyre nga fronti, më pas angazhimin e stafit mjekësor për trajtimin e tij dhe mandej vështirësitë e vazhdueshme të familjes dhe shtetit për mirëqenien e tij, dekada me radhë! Por jo vetēm Rusia ka pērdorur shembullin e perandorit te Bizantit, Basili II por edhe Serbia gjatē luftës së fundit çlirimtare ne Kosovë! Nga minat e vendosura nga ushtria e Serbisê anekënd Kosovës, vetëm pas përfundimit të luftës, nê Kosovës, janë plagosur e humbur gjymtyrë dhe organe 468 civil. Nëse ia shtojmë edhe numrin e të plagosurve gjatë viteve të luftës, 1998 – 1999, ky numër është shumë më i madh! Të përkujtojmë se një protezê mesatare e këmbês, kushton rretb 10 mijë euro dhe kjo duhet ndërruar çdo dy vite! Nuk duhet shumë imagjinatë se çfarë kosto materiale ka kio për viktimën dhe familjet e tyre, shto kësaj edhe anën emocionale e psiko – sociale! Nuk di ta kenë ngritur ndonjëherë këtë çështje për diskutim pushtetarët tonë gjatë negociatave me palen agresore – Serbinë!?
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për debat publik lidhur me rinegociimin e Marrëveshjes së Ohrit është absurd
Mbrëmë, në një tubim madhështor në Gostivar, Kryetari Ali Ahmeti dënoi ashpër vendimin e Gjykatës …