Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për ndryshim të qëndrimeve në raport me Asociacionin dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me dialogun. Albin Kurti vetëm fizikisht është Albin Kurti. Vetëm me letërnjoftim është Albin Kurti. Por, me pikëpamje nuk ka të bëj asgjë me fushatën elektorale. Nuk ka asgjë të përbashkët”, ka thënë ai për gazetën Nacionalen. Humolli ka vlerësuar se me qeverisjen e tij, Kurti po tregon se Kosova nuk ka mundësi të nxjerr qeveritar më të mirë se Hashim Thaçin, sepse krejt rezultatet e Hashim Thaçit, Albini ose po i pengon ose po i zbaton, ka thënë deputeti Fatmir Humolli, duke shtuar se qeveria Kurti nuk dallon nga qeveritë paraprake. Veprimet që qeveritë e kaluara i kanë bërë me punëtorët e arsimit, veteranët e luftës, policët që i kanë kthyer këto kategori në jetë normale. Ky tash po i godet këto. Në vend se këtyre kategorive me ju ofruar më shumë, sepse e ka buxhetin shumë më të madh se qeveritë e kaluar, ky i godet ato. Ky tash po e bën Asociacionin që e ka krijuar Hashimi. Tash krijohet përshtypja se populli i jonë nuk mundet me nxjerr kuadro më të mira e qeveritarë më të mirë”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …