Eprori i Zonës Operative të Llapit, gjatë luftës, Fatmir Humolli, në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën penale ndaj Salih Mustafës ka deklaruar se asnjëherë nuk ka parë as ka dëgjuar që Salih Mustafa të ketë ndaluar apo keqtrajtuar njerëz gjatë kohës së luftës. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se gjatë luftës nuk ka parë ndonjë ndërtesë në Zllashë e cila ruhej në një mënyrë të veçantë. Struktura e gueriles BIA asnjëherë nuk ka pasur mandat të arrestojë, ajo ka funksionuar në qytet dhe detyrat kryesore të tyre kanë qenë të informojnë për pozicionet e forcave serbe, për logjistikën, për nevojat shëndetësore të Spitalit Ushtarak që ka qenë në Potok. Ata kanë mundur të veprojnë vetë, në rast rreziku të jetës së tyre, ndryshe nuk kanë pasur mision në këtë periudhë që të veprojnë ushtarakisht në Prishtinë. Fatmir Humolli ka sqaruar se pjesëtarët e gueriles nuk ka pasur mundësi t’i identifikojë asnjë epror i Zonës Operative pa lejen e Salih Mustafës, madje as komandanti i shtabit operativ nuk e ka pasur këtë të drejtë, ka thënë mes tjerash në dëshminë e tij, Fatmir Humolli.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …