Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka treguar për mediet lidhur me një pyetje parlamentare që ka dashur që t’ia bëjë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe që ka qenë e ndërlidhur me Gjykatën Speciale. Kam dashur që ta pyes, Albin Kurtin se cilët do të jenë hapat që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë në raport me Gjykatën Speciale. Mirëpo ai ka kërkuar nga unë që mos t’ia bëjë atë pyetje, meqë s’do të mund të përgjigjej. Pas bisedës që kam pasur me Kurtin jam pajtuar që më të mos ia parashtroj në Kuvend një pyetje të tillë, ka rrëfyer për rastin deputeti me qëndrim kritik nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmir Humolli.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …