Fatmir Humolli: Populli është i përçarë dhe për këtë fajtor është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti

Fatmir Humolli ka kërkuar nga deputetët që të mos e ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i degës së AAK-së në Besianë, Fatmir Humolli, i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një letër të hapur, duke kërkuar që të mos e ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Humolli thotë se “marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, bashkë me deklaratën e nënshkruar nga Hashim Thaçi janë të dëmshme dhe cenojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”. “Deklarata që përmban formimin e një grupi punues për gjetjen e gabimeve eventuale nuk përbënë efekt juridik ndërkombëtarë, pra nuk është e detyrueshme”, thuhet në letrën e Humollit. Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, Fatmir Humolli ishte kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Besianës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …