Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, nuk do të garojë. Ai ka treguar se me disa persona, figura të çështjes kombëtare kanë synuar krijimin e një partie të re politike, pasi  këto aktualet nuk kanë dallime mes veti. Partitë politike aktuale nuk kanë ndonjë dallim në esencë, ne me shokët tanë nuk kemi arrit me ndërtu një grup që ka mundësi me u qas në mënyrën se si qasna unë në Kuvendin e Kosovës. Ne kemi bë përpjeke me ndërtua një subjekt politik, me hy në garë dhe në këtë garë me kaluar pesë përqindëshin dhe kalkulimet që po i bënë grupi jonë, nuk kemi mundësi me kaluar pesë përqindëshin. Nuk do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, sepse në politikë kam hy për mision kombëtar”, tha Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur ambasadorët dhe shefat e misioneve të Aleatëve, në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur dje në Shtabin e KFOR-it në Kampin …