leoni

Fatmir Humolli: Mbi 100 fëmijë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, prej tyre disa të birësuar nga familjet serbe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka ngritur një çështje shqetësuese lidhur me zhdukjen e mbi 100 fëmijëve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sipas tij, disa prej këtyre fëmijëve janë birësuar nga familjet serbe dhe nuk janë të vetëdijshëm për origjinën e tyre. Humolli ka theksuar se shumë nga këta fëmijë, të cilët sot janë në moshë madhore dhe në fazën e jetës kur mendojnë për martesë, janë rritur pa njohur të vërtetën për prindërit e tyre biologjikë. “Fëmijë që janë kidnapuar nuk e dinë që e kanë nënën në Kosovë. Tash është koha e martesës së tyre. Është gabim me thënë se jemi çliruar, është ndalur lufta, [por  Rezoluta 1244 e konsideron  Kosovën pjesë të Serbisë. Këta ndërkombëtarët kanë bë presion mos me dalë në pah viktimat, mos me dalë në pah krimet që i ka kryer  pushtuesi serb, me qëllim që me na përafruar neve mënyrë sa më të pranueshme me debatuar me Serbinë”, ka thënë Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …