Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, i cili është larguar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, ka komentuar idenë e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradianj për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, pas zhvillimeve në veri. I pyetur se si do të përgjigjej, nëse do të kontaktohej nga Haradinaj, Humolli ka thënë se nuk do të votonte për rrëzimin e Kurtit për shkak të veriut, por do të votonte për rrëzimin e tij që nuk është përgatitur për veriun. Albin Kurti ka dështuar të krijojë unitet kombëtar. Sot është përballë një bashkësie ndërkombëtare që është unike me Serbinë, kurse kombi ynë nuk është unik. Kurti ka mosmarrëveshje me shtetin shqiptar për shkak të mos sqarimeve, sepse i beson më shumë një faktori të jashtëm, ka thënë, deputeti, Fatmir Humolli. Mocioni i mosbesimit i propozuar nga Haradinaj nuk ka gjetur përkrahje as nga dy partitë opozitare PDK e LDK, të cilat nuk kanë gatishmëri të ballafaqohen me situatën, as kanë besim se mund të arrijnë ta ndryshojnë gjendjen.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …