Fatmir Humolli, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale ka thënë se populli është i përçarë dhe për këtë fajtor sipas tij është Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti. Ai ka deklaruar se votimi i këtij projektligji pas publikimit të përgjimeve të shefes së grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte një mesazh që ata deputetë janë me Mimozën. Sipas tij kjo ka qenë nënçmim për elektoratin, pasi thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të tjera premtime gjatë fushatës. “Sikur mos të ishin këta luftëtarë që nuk e dinë çka është lufta, çka është procesi politik. Unë mendoj që më pas trimërohet Serbia”, ka thënë ai. ”Është në kundërshtim me misionin që e ka pas Lëvizja Vetëvendosje. Nëse e nënçmon elektoratin edhe kjo është ofenduese, sepse vendimi kur është marrë prej deputetëve të Vetëvendosjes kundër kësaj kategorie kohën kur u dëgjua çfarë ka folur shefja e grupit, pastaj kur votuan deputetët treguan që ne jemi me Mimozën duke e nënçmuar elektoratin”, ka deklaruar Humolli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …