Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Proceset politike kanë një ndërlidhje të etapave të ndryshme historike dhe e pasojnë njëri-tjetrin

Proceset politike gjithmonë kanë një ndërlidhje të etapave të ndryshme historike dhe një relacion ku këto procese e pasojnë njëra-tjetrën. Le të rikujtojmë Marsin e vitit 1998, kur beteja e Jasharëve i dha fund idesë se politika defanzive e qyqare mund të sjellë lirinë, më pas, 24 Marsin kur filloi periudha triumfuese e politikës ofensive e cila detyroi edhe politikën ndërkombëtare të ndërrojë kurs.

Për fatin tonë të keq, që nga Marrëveshja e Rambujesë, duke vazhduar edhe sot, Kosova përfaqësohet prapë nga politika defanzive, politikë e papjekur, lypsare dhe pa qëllime apo ideale, nga e cila sot e kemi dhuratë një Gjykatë në të cilën Prokurori Special ngre aktakuzë ndaj Drejtuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj komandantëve dhe ndaj pjesëtarëve të saj.

Se një gjykatë e tillë është tërësisht politike e vërteton koha dhe mënyra e ngritjes së kësaj aktakuze. Në njoftimin publik të 24 Qershorit 2020*, ndër të tjera, ky prokuror pretendon se po i mbron interesat e popullit të Kosovës nga Presidenti i vendit dhe nga një prej përfaqësuesve politik të po këtij populli (citim: Mr THAÇI and Mr VESELI have put their personal interests ahead of the victims of their crimes, the rule of law, and all people of Kosovo).

E si mundet një i huaj ta dojë Kosovën më shumë se ata që dikur luftuan për ta çliruar atë?!

Tendenca për të barazuar luftën çlirimtare me agresionin e pushtuesit ndaj një populli në të drejtën e vet, synon ta dobësoj pozicionin tonë dhe ta përkëdhel  Serbinë, duke krijuar kështu një alibi që amniston pushtuesit.

Prandaj, për t’i pamundësuar kësaj gjykate që të njollosë historinë duke e barazuar çliruesin me pushtuesin ne duhet të veprojmë si një trup i vetëm.

Politika shqiptare duhet të këndellet sa më parë dhe ta ndërroj kursin, nga veprimet qorre dhe të njëanshme, në një politikë të unifikuar ku percaktohen qartë qëndrimet dhe veprimet që duhet të ndërmarrim për të forcuar dhe mirëmbajtur miqësitë e arritura me mund me shtetet mike, dhe në anën tjetër të krijojmë një strategji vepruese kundër armikut dhe miqve të tij në Perendim e në Lindje!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …