Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Qeveria duhet të japë llogari për veprimet e saj, para se të shpërndahet kuvendi

Deputeti, Fatmir Humolli,  ka deklaruar se do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës vetëm kur qeveria të japë llogari për problemet e krijuara. Ai u shpreh se qeveria aktuale është përgjegjëse për situatën e vështirë në vend. Duhet të shkarkohet qeveria sepse komplet problemet që janë shkaktuar në Kosovë janë prej qeverisë, tha Humolli. Shpërndarja e Kuvendit nuk është në interesin e Kosovës, por në interesin e Serbisë dhe të Perëndimit, që sipas tij, aktualisht kanë një qasje pro-serbe. Këto deklarata vijnë në një kohë kur diskutimet për shpërndarjen e Kuvendit janë intensifikuar dhe kanë nxitur debate të forta brenda spektrit politik të Kosovës. Humolli theksoi se, para se të merret një vendim për shpërndarje, qeveria duhet të japë llogari për veprimet e saj dhe ndikimin e tyre në situatën aktuale në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …