Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli po synon themelimin e një subjekti të ri politik me të cilin do të kandidonte në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka thënë se po punon për formimin e një subjekti të ri politik, ndryshe nga partitë aktuale. Jemi duke vlerësuar se ku kemi arritur me përgatitje tona. Mund të them se jemi për një subjekt që do i prin misioni e jo njeriu. Kulti i individit kemi vlerësuar se ia ka zënë frymën demokracisë”, ka thënë Humolli, i cili nuk ka zbuluar tani për tani se kush është pjesë e këtij grupimi politik. Megjithatë ka pranuar se ka vështirësi, por që jo me çdo kusht do të hyjnë në garë, pa u krijuar parakushtet për të pasur sukses.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …