Vendim i madh politik ka qenë ai i grupeve ilegale për ta luftuar pushtuesin serb, edhe pse partitë politike legale në Kosovë nuk kanë qenë të gatshme për këtë, edhe pse ‘’miqtë’’ e këtyre partive politike kanë qenë kundër që të luftohet për çlirim nga Serbia, edhe pse sikur të ishte bërë referendum për luftë nuk do të fitonim sepse partitë politike dhe ‘’miqtë’’ do të fitonin me votë kundër luftës. Sikur të ishin pyetur këto parti, sot Delawie do të ishte ambasador i shkëlqyer në Beograd, duke ju tërheqë vërejtjen shtetit serb se po e teproni me masa kundër shqiptarëve.
Për të qenë të lirë, është dashtë me u derdhë gjak. Adem Jashari ka marrë vendim të madh politik duke luftuar dhe sakrifikuar me tërë familjen, për të vërtetuar në praktikë se pragu i shtëpisë nuk mbrohet pa u çliruar vendi në tërësi. Kjo klasë politike dhe miqtë e tyre e kanë detyruar Ademin të marrë një vendim të tillë, edhe pse Adem Jashari ka qenë i aftë ushtarakisht për ta çarë rrethimin, Adem Jashari edhe pse ka mundur të dal nga rrethimi, ai nuk e ka çarë sepse është dashur që në praktikë të vërtetohet se sa qyqarë janë politikanët tanë.
Lufta për liri merr fund për një popull atëherë kur e mund mentalitetin e robit, e vetëm atëherë krijohen kushtet për ecje përpara. Klasa politike ka hyrë në rrugë të kompromiseve në favor të Serbisë duke i dëgjuar ‘’miqtë’’ të cilëve çlirimtarët ia kanë prishur planet.
Këta miq, së bashku me politikanët tanë naivë i kanë falur mbi 8.000 hektarë tokë Maqedonisë për hatër të Serbisë. 3000 me vetëdije, kurse 5000 pa vetëdije. Tani të njëjtit po ia falin Malit të Zi 8200 hektarë, duke e mashtruar popullin dhe duke e mësuar që turpin ta hanë me bukë. Kjo është loja me viza. Sa do i japin Serbisë nesër, për hatër të ‘’miqve’’? Me çfarë preteksti do ta arsyetojnë dhënien e territorit për të mos e lënë Serbinë të afrohet me Rusinë.
E këta politikanët tanë që marrin ‘’vendime të mëdha’’, së bashku me ‘’miqtë’’ do gjejnë arsye për të bindur popullin. Për këtë arsye e kanë shkatërruar popullin ekonomikisht, në mënyrë që të luajnë me të më lehtë.
(Më 1986 Shesheli kishte thënë publikisht se me presion ekonomik ne do ti përzëmë 500.000 shqiptarë, 500.000 do ti vrasim dhe 500.000 do ti bëjmë qingja të butë.)
Duhet ta shihni se si po e realizoni misionin e Sheshelit ju naivët që merreni me politikë, se për ‘’miqtë’’ e kemi të qartë. Vetëm lufta e ka ndalur praktikisht misionin e Sheshelit. Por duhet të jeni të bindur se nuk do ja arrini qëllimit pavarësisht dëmeve që jeni duke i bërë.
Nuk është vendim i madh politik të refuzosh dekorata të Hashim Thaçit, por vendim i madh është t’i pengosh dëmet afatgjate që po i bëhen vendit.
Se vetëm vendimet e mëdha të çlirimtarëve kanë bërë që Kosova sot të ketë Kuvend e që sot Delawie të jetë ambasador i SHBA-ve në Prishtinë.
Ju qe dje ishit frikacak, sot po mbaheni të mençur.
Ju luftëtarë që keni dalë në mal nga frika, e sot jeni bërë të ‘’mençur’’, dijeni se pa dije politike, çdo luftëtar është si pulë e lagur. Vetëm dija politike ju bënë me nder dhe ju ndihmon ti tejkaloni të gjitha vështirësitë.