Bashkëluftëtar i nënkryetarit të OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, Fatmir Koci ka deklaruar se me këtë vendim ndaj Haradinajt e Gucatit, Gjykata Speciale dëshmon se është raciste. “Krerët e UÇK-së që gjenden atje ndodhen padrejtësisht pa argumente dhe dëshmi të falsifikuara nga shërbimi serb dhe ne kemi pritur këtë vendim që do të lirohen Haradinaj dhe Gucati që jam bashkëluftëtar i tyre dhe i përshëndes. Se është një gjykatë raciste dhe e kemi pritur këtë vendim jo me atë qetësinë që kemi menduar se do të ketë drejtësi me këto gjykatat ndërkombëtare, por kësaj radhe u dëshmua që Specialja është gjykatë njëetnike dhe po mundohet me çdo kusht ta njollosë UÇK-në kur UÇK-ja ka bërë luftë për liri dhe është e pastër si loti”, ka thënë Koci.
