Kandidati për kryeministër nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se kreu i Vetëvendosjes e kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Albin Kurti po dëshiron pushtet absolut sikurse kryetari serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas Limaj pushteti absolut, do të sillte degjenerim total në shtetin e Kosovës, njësoj sikurse pushteti në Serbi. ”Nuk besoj kurrë në Kosovë që do ta lejonte t’i hipte atij rreziku për të lejuar një parti politike të jetë e vetëmjaftueshme për të qeverisur”. ”Dhe ky vend nuk e ka luksin dhe pjekurinë e mjaftueshme institucionale politike, që të qeveriset nga një parti politike me një degjenerim masiv. Me koalicione kemi pasur problem me qeverisje, e merre me mend një pushtet absolut çka mund t’i ndodhë një vendi. Shiqoni çka po ndodhë në Serbi”, është shprehur Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …