Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se arsyet e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze janë krejtësisht politike. Sipas tij, çështja e liderit të AAK-së nuk duhet të trajtohet si personale, por si një atak ndaj integritetit të vendit. Limaj tha se duke u nisur nga kjo, vihen në pikëpyetje tri çështje: Integriteti i Shtetit të Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetareve të vendit dhe raporti ynë me shtetin tonë. Limaj ka kritikuar ashpër institucionet e vendit që nuk kanë marrë hapa konkretë në këtë drejtim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …