Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, z. Skender Reçica, pritën në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha. Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, z. Limaj i ka uruar suksese në detyrën e re. Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, e po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë. Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, tha se e çmoj angazhimin e Nismës në skenën politike të Kosovës, orientimin e saj pro-perëndimor, dhe uroj që edhe në të ardhmen kjo parti të vazhdojë të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …