Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se janë disa deklarime të drejtuesve shtetëror të Serbisë të cilët e konfirmojnë atë që kemi ditur dhe kjo ai thotë se duhet të na shërbejë për të ngritur alarmin tek ndërkombëtarët për të parë se kush po e drejton një shtet të cilit rrallë herë ata i duartrokasin dhe që po shkon drejt integrimeve evropiane.
“Ja kujt po i jepni përparësi dhe me qindra miliarda po investoni në një vend ku drejtuesit e atij vendi kërcënojnë të gjithë ata që duan ti zbulojnë krimet e së kaluarës. Është alarmante të dëgjosh ata njerëz që kanë qenë bartës të pushtetit dhe gjenocidit që kanë ushtruar në ish jugosllavi”, ka thënë ndër të tjera Limaj në seancën ku po debatohet për deklaratat e drejtuesve serb në raport me të pagjeturit. Ai ka përmendur disa zyrtarë të lart serb të cilët kanë dashur që të njoftojnë opinionin publik me disa masakra të kryera nga shteti serb, por që janë kundërshtuar nga aparati shtetëror.
“Por, regjimi thotë se nuk duhet ti zbulojmë sepse nëse zbulojmë kush do të vijë të investoj në Serbi, kudo që lëvron gjen eshtra të njerëzve Ka qenë konsensus i heshtur për të fshehur krimet në Serbi”, ka shtuar Limaj. Më tutje, Limaj e ka quajtur këlysh të Millosheviqit, kryetarin e Kuvendit të Serbisë Ivica Daciq i cili del hapur dhe thotë që kushdo që donë mi zbulu varrezat masive nuk është serb. “Kryetari i Kuvendit hapur kërcënon dhe ka punuar hapur me fshehë krimin. Ai ose ministri i Rendit shkojnë në Bruksel dhe na flasin për demokraci. Prandaj për këtë arsye dhe shumë tjera Kuvendi t’ia dërgoj një letër Brukselit zyrtar dhe t’i thonë se si mund ta pres Daciqin i cili që ka qenë kreator i krimeve që kanë ndodhur në Ish Yogosllavi”, ka theksuar Limaj.