Zëvendës-kryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi mund të shkojë për votim në Kuvendin e Kosovës para përfundimit të këtij viti. “Unë ende nuk kamë parë asnjë raport zyrtarë sa i përket gjetjeve të komisionit. Çështja e Demarkacionit duhet të marrë epilog, dhe epilogu është në Kuvend”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se marrëveshja që ka mbetur pa u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, Kuvendi duhet t’ia japë një përgjigje po ose jo përmes votës. Limaj ka theksuar se si Nismë për Kosovën ende mbajnë qëndrimin që kanë pasur edhe më parë lidhur me Demarkacionin.