leoni

Fatmir Limaj: Dëshmia më e mirë e planit të shtetit serb për shqiptarët ishte Masakra në Reçak

Fatmir Limaj: Dëshmia më e mirë e planit të shtetit serb për shqiptarët ishte Masakra në Reçak

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka bërë homazhe në Reçak, ku ka deklaruar se dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku. Ai ka shkruar se plani serb ishte për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë. Postimi i plotë i Limajt: Sot isha për vizitë në Reçak, ku sot bëhen 18 vite nga Epopeja e Reçakut, bëhen 18 vite që kur edhe sytë e botës u tmerruan nga ngjarja që tronditi opinionin, ku më 1999 në Reçak ndodhi krim i tmerrshëm kundër njerëzimit.  Sot është një ditë e veçantë për të gjithë familjaret e dëshmorëve të Reçakut dhe për gjithë Kosovën, 18 vite më parë fati i qytetarëve të Kosovës ishte në udhëkryq. Dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku, ishte plani për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë. Duke ju falënderuar zërit humanitar, njerëzor, diplomatik dhe demokratik nga i nderuari Ambasadori Voker dhe angazhimin e shumë ushtarëve dhe qytetarëve të komunës së Shtimes dhe fshatit Reçak, fatet e Kosovës ndryshuan duke filluar bota ta sheh dhe mirret shumë seriozisht me regjimin e Millosheviqit, dhe çdo gjë që ka ardhur pas kësaj dhe në shërbim të mirë për Kosovën, ka ardhur duke ju përkulur dhe falënderuar gjakut të këtyre njerëzve. Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfilltë të shtetit tonë, çdo herë duhet të bëhet mbi bazën e idealëve të të rënëve për lirinë e këtij vendi. Është një moment i veçantë, ku të gjithë ne duhet të përkujtojmë dhe të jetojmë me këtë përkujtim të lartë. Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …