Më 19 korrik të vitit 1998, nga sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë dhe u plagosën

Fatmir Limaj dhe Ekrem Kastrati, nderuan shenjat e lirisë e të lavdisë, të rënë 24 vjet më parë në Epopenë e Rahovecit

Sot në 24-vjetorin e Epopesë së Rahovecit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati si  dhe bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të tjerë, kanë nderuar shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare. Shenja këto, që bënë të mundur që shteti ynë të frymojë lirshëm.

“Sot, në 24 vjetorin e Epopesë së Rahovecit, nderuam nga afër me pietet e krenari të gjithë dëshmorët e rënë në këto beteja, bashkëluftëtarët e mi, që heroikisht ranë për të mos vdekur kurrë; Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina. Fatmir  Limaj ka theksuar se rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë, por, sipas tij, po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë në Epopenë e Rahovecit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit. I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta”, ka deklaruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …