Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me Ramush Haradinajn, kanë qëndruar në Dardanë, ku prezantuan programin qeverisës për periudhën 2025-2029. Ata theksuan angazhimin për zhvillim ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe antarsimin e Kosovës në NATO. Limaj dhe Haradinaj besojnë se përmes punës të përgjegjshme dhe transparente mund të arrihen këto objektiva. Ata u shprehën të vendosur për të shërbyer interesave të qytetarëve dhe për një Kosovë më të mirë, duke premtuar angazhim të plotë për realizimin e këtyre synimeve.