Kosova është e gatshme të fillojë dialogun me Serbinë të pezulluar pas vendimit të Prishtinës zyrtare që produkteve që vijnë nga Serbia t’u vendoset taksë prej 100%. Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, njëherit edhe bashkëkryesues i Ekipit negociator thotë se dialogu mund të fillojë menjëherë, por pa kushte. Kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës ai po e sheh si joseriozitet nga pala serbe, që sipas Limajt nuk po mund të heqin dorë nga e kaluara. Madje ai është skeptik në vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit fqinj që vërtetë të vije te një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që parasheh njohjen reciproke. Kreu i Nismës Socialdemokrate ka ftuar opozitën që ta sjellë në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Ai më tej thotë se opozita nuk ka nevojë të pres që të bëjë 58 vota, por që me 40 vota mund të thërras seancë. Limaj thotë se partia që përfaqëson do të jetë pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vetëm nëse realizohen projektet e parapara që janë në interes të vendit dhe partnerët e koalicionit janë korrekt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …