leoni

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve

Fatmir Limaj: Dialogu nuk na ndan në pozitë- opozite, por është çështje nacionale që na përket të gjithëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi. “Dialogu nuk është çështje partiake që e ndan pozitë- opozite, por është çështje nacionale që na përket të gjithëve. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk është sikur çështja e ligjit të pagave, por është shumë më madhore”, ka thënë Limaj. Ai ka thënë se Kosova shkon për të dialoguar në Bruksel për të kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e shtetit serb, anëtarësimin në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtare. “Kosova me mirëbesim shkon dhe i përgjigjet ftesës së Brukselit në këto tema. Çka nxjerrë Serbia, nuk është temë e jona. Çka vendos Serbia si kusht për ta njohur Kosovën, nuk e dimë. Atyre u takon. Kjo zhurmë nuk i ndihmon Kosovës. Ne nuk kemi një qëndrim zyrtarë se çka kërkon Serbia në këmbim të njohjes. Mos pritni nga zyrtarët shtetërore të spekuloj se çka kërkon Serbia. Deri sa s’ka propozim zyrtar nga Serbia s’kem pse flasim”, ka shtuar Limaj. Sa i përket negocimit, Limaj ka thanë se kapacitetet negociouese i ka qeveria e jo presidenti, punët janë të ndara. “Fuqinë negociouese e ka ekipi i votuar në qeverinë e Kosovës. Delegacioni i votuar në qeverinë e Kosovës, do ta bënte procesin transparent, llogaridhënës në Kuvend. Prandaj është më rëndësi ta kemi këtë ekip”, ka shtuar ai Limaj ka thënë se është momenti që të lihen anash kalkulimet politike dhe të bëhen bashkë për dialogu

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …