Fatmir Limaj: Duhet ta mbështesim njëri-tjetrin, na duhet një solidaritet i brendshëm

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një takim me drejtuesit e degëve të Nismës në rajonin e Dukagjinit ka deklaruar se Kosova ka nevojë për frymën e Nismës pasi që sipas Limajt kjo parti nuk e vendos interesin partiak para atij shtetëror. Kosova ka nevojë për këtë opsion politik dhe ne kurrë nuk e vendosim interesin partiak para atij shtetëror. Kjo frymë duhet të ngadhënjejë sepse fiton vendi. Egot personale e kanë rrënuar vendin tonë dhe atyre duhet ngushtuar hapësirën dhe duhet dhënë mundësinë atyre që punojnë në interes të Kosovës”, thuhet të ketë thënë Limaj, sipas komunikatës për media.

Në takimin e përbashkët në Gjakovë, kryetari Limaj foli për qëndrimet e Nismës, fuqizimin dhe për arritjet e deritanishme si pjesë e Qeverisë, ku tha se vendi ka pasur nevojë për frymën socialdemokrate të Nismës Kryetari Limaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate asnjëherë nuk ka dhënë premtime të kota, dhe me Nismën në Qeveri pjesët programore të partisë po zbatohen nga ana e Qeverisë. Ai  ka thënë se për këta muaj janë arritur rezultate të mëdha, por nuk duhet të kënaqën me kaq. Krejt këto suksese, sipas kryetarit Limaj, arrihen falë punës ekipore. “Nisma duhet ta futë frymën kolektive e jo të individit. Ne duam punë ekipore dhe ftesa ime për të gjithë është të bëni punë ekipore. Duhet ta mbështesim njëri-tjetrin. Na duhet një solidaritet i brendshëm. Na duhet një bashkëpunim profesional e njerëzor. Unë pres që ky grup njerëzish të kalojë në një fazë tjetër të konsolidimit të brendshëm dhe fuqizimit të Nismës”, ka thënë Limaj, në Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …