Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka folur rreth një deklarate se ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila në vitin 2017, kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Limaj tha se nëse Gërvalla nuk distancohet nga ajo deklaratë, duhet të shkarkohet ose të jap dorëheqje sepse, sipas tij është konflikt interesi. “Nëse e mbroni atë çka jeni thënë në 2015, duhet me u shkarku duhet me dhënë dorëheqje se keni konflikt interesi, sepse ju sot drejtoni diplomacinë e Kosovës”, tha Limaj. Tutje ai tha se në momentin kur dikush merr një post publik duhet të distancohet nga deklaratat e mëhershme sepse më nuk mund të mbajë qëndrim individual.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …