leoni

Fatmir Limaj e Ali Ahmeti biseduan pë situatën në Kosovë e Maqedoni si dhe për dialogun Prishtinë - Beograd

Fatmir Limaj e Ali Ahmeti biseduan pë situatën në Kosovë e Maqedoni si dhe për dialogun Prishtinë – Beograd

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar të premten në Prishtinë zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh bashkudhëheqës i ekipit shtetëror të Kosovës për dialogun, Fatmir Limaj. Siç njofton BDI, Ahmeti dhe Limaj diskutuan për situatën në Maqedoni dhe Kosovë, zhvillimet në rajon, marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit. “Kryetari Ahmeti shprehu përkrahje ndaj institucioneve të Kosovës për përmbylljen e kontestit midis Prishtinës dhe Beogradit me njohje të ndërsjellë të të dy vendeve. Institucionet e Kosovës e kanë legjitimitetin e plotë për ta vendosur të ardhmen e vet në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ahmeti dhe Limaj gjithashtu shqyrtuan modelin e marrëveshjes sē Prespës si shembull për tejkalim të kontesteve midis fqinjëve. Bashkëbiseduesit gjithashtu këmbyen mendime për zhvillimet në Maqedoni dhe rajon duke shprehur bindjen e plotë që e ardhmja e vetme e Evropës juglindore është në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …