Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, deputeti Haxhi Shala dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Nismës në diasporë, vizituan në Francë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Limaj ka shkruar me këtë rast se “UÇK-ja dhe familjet simbol të rezistencës së popullit tonë, si familja Jashari dhe Haradinaj, janë më meritoret për pavarësinë që gëzojmë ne sot, ata si gjithmonë, po qëndrojnë të palëkundur në mbrojtje të vlerës më sublime të kombit tonë, në mbrojtje të UÇK-së dhe në mbështetje të Ramushit”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …