Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka komentuar një vizitë të tij ditë më parë në veri të vendit. Limaj ka thënë se nuk frikësohet nga Serbia dhe udhëheqësit e saj. “Në luftë i kemi mundur dhe nuk kemi kurrfarë frike ndaj tyre. Unë jam për dialog me të gjitha fqinjët për çdo temë. Por, jo për dialog siç e kanë zhvilluar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi”. Liamj në tubimin zgjedhor me qytetarët e Prishtinës u ka kërkuar atyre që të mos e shajnë shtetin në asnjë variant, pavarësisht zhgënjimeve. Ka ardh koha për lidhje me njerëzit dhe jo me emrat e partive. Emrat e partive nuk e zgjedhin problemin. Përfaqësuesit e Nismës në qeveri do të punojnë me përulje dhe me respekt në shërbim të detyrës qe kanë marrë ka thënë mes tjerash, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …