Në Samitin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik do të marrin pjesë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti zhvilluan një takim në Bruksel me zyrtarët e BE-së, jo me shefen, zonjën Mogherini

Dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, kanë zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian nga zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini. Zyrtarë të Bashkimit Evropian i thanë korrespondentes së Radios Evropa e Lirë në Bruksel se BE-ja dhe bashkëkryesuesit e dialogut nga Prishtina kanë rishikuar përparimin e arritur deri më tani në normalizimin e raporteve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët e BE-së thanë po ashtu se “bashkëkryesuesit nga Prishtina kanë ofruar të dhëna rreth zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe Ligjin për dialogun dhe punën e komisionit që po punon në platformën për dialog”. “BE-ja, mirëpret përpjekjet e tyre për të çuar përpara mandatin e Kuvendit të Kosovës drejt një pozicioni më unifikues në koordinim të ngushtë me të gjitha trupat kushtetues” kanë thënë këta zyrtarë. Pas takimit në Bruksel, dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator nga Prishtina, Limaj e Ahmeti, nuk janë deklaruar për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …