Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është nderuar sot nga Këshilli i Qarkut të Lezhës me titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”. Ky titull Limajt i është ndarë për kontributin e tij si ish-komandant i UÇK-së me motivacionin: “Simboli i luftëtarit dhe komandantit atdhetar, politikanit vizionar e të palodhur pë integrimin Euro-Atlantik dhe prosporitetin kombëtar”.