Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Hekuran Murati asnjë minutë nuk duhet të qëndrojë në detyrën e ministrit të Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate,  Fatmir Limaj ka folur për mediet lidhur me deklarimet e ministrit të Financave Hekuran Murati kundër veteranëve e vlerave të UÇK-së. “Vlerat e UÇK-së asnjëherë nuk janë vendosur në pikëpyetje. Këto vlera janë shumë më të mëdha, janë dëshmi e realitetit që jetojmë sot”, ka thënë Limaj. Ndërkohë që Murati ka kërkuar falje për deklaratën e tij të para disa viteve, duke thënë se reagimi i tij ka qenë zhgënjimi me fryrjen e numrave të veteranëve, Limaj ia ka kujtuar atij se në karrigen e ministrit ndodhet falë vlerave të UÇK-së. “Unë nuk pajtohem me asgjë se çfarë ka thënë Murati. Ai ndodhet në atë karrige duke iu falënderuar vlerave të UÇK-së”, ka thënë Limaj. Limaj e ka quajtur fyese deklaratën e ministrit Murati në vitin 2016, se lufta në Kosovë ka zgjatur vetëm tre muaj, duke kujtuar se masakra të shumta kanë ndodhur edhe gjatë vitit 1998. Hekuran Murati asnjë minutë nuk duhet të qëndrojë në detyrë, ka saktësuar Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …