Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur për aktakuzën që rëndon mbi katër krerët e UÇK-së, ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës që nuk kërkuan asnjëherë llogari nga ndërkombëtarët për raportin e ish-senatorit zviceran Dik Martit për akuzat e trafikimit të organeve. A ndihemi të fyer si qytetarë e unë si politikan që na kanë bërë si trafikant, një botë ka folur për trafikim të organeve. Sipas tij institucionet duhet të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të kërkojnë falje për këtë raport. Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës e kanë për detyrë, obligim të kërkojnë sqarim për Dick Martin.
