Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Jakup Krasniqi, Bilall Sherifi dhe zyrtarë tjerë të Nismës kanë qëndruar në familjen e Qerim Kelmendit në Llabjan të Pejës, i cili është vrarë disa ditë më parë. Me këtë rast, Limaj ka thënë se me bashkëpunëtorë kanë nderuar jetën dhe veprën e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të UCK-së. “Sot ishim për vizitë ngushëlluese në familjen e Qerim Kelmendit, në Llabjan të Pejës. Me bashkëpunëtorë nderuam jetën dhe veprën e Qerimit luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Qerimin!”, ka shkruar Limaj. Ditë më parë Familjen e Qerim Kelmendit e kanë vizituar dhe e kanë ngushëlluar kryetari i PDK-së, Kadri Vesli dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …