Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar periudhën kur ishte Ministër i Transportit dhe disa nga projektet madhore infrastrukturore që u nënshkruan dhe u finalizuan gjatë mandatit të tij. Limaj ka theksuar se “është lindur për projekte të mëdha” dhe se e ardhmja e Kosovës kërkon realizimin e veprave konkrete. Ai ka shtuar se për të ndërtuar një “Kosovë fituese”, nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por duhet të investohet në projekte dhe vepra që sjellin përparim real. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Limaj vazhdon të theksojë rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës dhe investimeve strategjike për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e mundësive ekonomike në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …