Fatmir Limaj

Fatmir Limaj ka bërë me dije se Nisma nga një iniciativë qytetare do të shndërrohet në parti politike

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se Nisma nga një iniciativë qytetare do të shndërrohet në parti politike.“Ne jemi duke shkuar drejtë një konsolidimi partiak. Ne sot e kemi marrë vendimin nga Komisioni Qendror Zgjedhor në bazë të cilit Nisma nga një iniciativë qytetare kalon në parti politike”, ka thënë Limaj. Ai po ashtu ka bërë me dije së më 25 qershor do ta mbajnë Kuvendin  e Parë Zgjedhor. Në këtë kontekst, Limaj ka thënë se Nisma është më e fort se kurrë, pavarësisht largimit të disa individëve. Ai ka deklaruar se hyrjet dhe daljet në parti politike janë normale.  Duke folur edhe për bashkëpunimin me AAK-në. Ai ka deklaruar Kosova ka një bosht opozitar të fuqishëm, të cilin se ka pasur asnjëherë. Sipas tij, ndarja me Vetëvendosje!-n ka ndodhur për shkak të qasjes ndaj shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …