Limaj: Sot në 22 vjetorin e rënies e kujtojmë strategun e shquar nga celulat e para të UÇK-së, gjeneralin Ilir Konushevci

Fatmir Limaj ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Itali të mobilizohen edhe për shtetndërtimin e Kosovës

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me shqiptarë të Kosovës, në Itali. Ai iu ka shprehur mirënjohje dhe respekt për kontributin që kanë dhënë para dhe pasluftës për Kosovën. Ai i ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Itali që siç janë mobilizuar bashkë për lirinë e Kosovës, të mobilizohen edhe për shtetndërtimin e vendit. “E di se ka pasur raste kur mund të jeni zhgënjyer në Kosovë, por vendin e juaj kurrë mos e përzini me pushtetin. Nuk shahet shteti për pushtetin. Nuk ka gjë ma të shenjtë se sa shteti. Qeveritë ndërrohen, shteti është i shenjtë. Ne kemi arritur diçka që është dashur qindra vjet angazhime e sakrifica për të ardhur deri këtu jemi sot. Nuk ka dhuratë më të madhe se na të gjallët ta përjetojnë lirinë e shtetit. Ka qindra mijëra burra gra që nuk e kanë pasur fatin me pa lirinë e vendit”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …