Limaj

Fatmir Limaj ka kërkuar që të angazhohen sa më shumë qytetarë dhe protesta të jetë paqësore

NISMA për Kosovën ka mbajtur mbledhje me kryetarët e degëve, ku temë kryesore e takimit ishte protesta që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. Me këtë rast, kryetari i NISMË-s, Fatmi Limaj, ka kërkuar nga ata që të angazhohen sa më shumë që protesta të jetë paqësore. “Do të protestohet për shtet me sovranitet dhe do të kërkohet dorëheqja e këtij koalicioni aktual qeverisës që refuzon të jep përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës, me nënshkrimin e marrëveshjeve që ka bërë”, thuhet në komunikatë. Limaj, ka kërkuar nga kryetarët e degëve të angazhohen sa më shumë në organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve për protestën e organizuar nga partitë opozitare, dhe që sa më shumë të shpërndahet mesazhi për protestë paqësore dhe dinjitoze, thuhet tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …