Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për disa vrasje të pasluftës ku kanë pësuar zyrtarët e LDK-së. Ai thotë se kushdo që i ka bërë ato vrasje ka pasur qëllime anti-shtet dhe anti-shqiptare. Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, nuk ka dilemë. Por dikush qëllimisht nuk ka dashur t’i hetojë ato raste në mënyrë që ajo të mbetet temë qendrore. Pastaj qëllimi ka qenë të krijohen ndarje, përçarje, paragjykime, e për të akuzuar njerëz faj e pafaj. Unë nuk kam asnjë dilemë që ato vrasje kanë motive anti-shqiptare, anti-shtet dhe për të krijuar përçarje”. Limaj thotë se nuk ka logjikë që vrasjet e aktivistëve politikë të konsiderohen me motive politike. Limaj thotë se në një rast gjatë gjykimit të tij në Hagë, një dëshmitarë kishte thënë se Serbia gjatë luftës kishte veshur njerëz me uniforma të UÇK-së për të kryer veprime që do t’ i drejtoheshin UÇK-së. Është me rëndësi të dihet se kush i ka urdhëruar vrasjet dhe kush ka ngehur gishtin, deklaroi mes tjerash kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …