Fatmir Limaj

Fatmir Limaj ka thënë se skena politike në Kosovë mund të marrë mësim nga situata aktuale politike në vend

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se skena politike në Kosovë mund të marrë mësim nga situata aktuale politike në vend, me që kriza e krijuar nga pamundësia për të formuar institucionet tre muaj pas zgjedhjeve “lë hapësirë që vendi të pjeket politikisht”. “Situata e tilla pjekin partitë politike, drejtuesit politikë, deputetët. Ndihmojnë që në të ardhmen të mos na paraqiten këto situataPa u sfiduar nuk e dimë nëse kemii një kushtetutë të mirë apo ligje të mira. Lajmi më pozitiv në këtë situatë janë zgjedhjet e lira, meqë  votuesit kanë dhënë mesazhe të qarta partive politike. Sipas tij, tani është në përgjegjësi të tyre t’i lexjonë mirë këto mesazhe, sepse në të kundërtëna ta mund të ndëshkohen në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …