leoni

Fatmir Limaj: Në strukturat e shtetit serb janë ulur këmbëkryq të gjithë ata që kanë kryer Masakrën e Reçakut

Fatmir Limaj ka uruar të gjithë shqiptarët për Festat e 28 Nëntorit

Kryetari i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj në një shkrim të tij shprehet se kjo festë na kujton ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë. “Të dashur qytetarë, 28 Nëntori është dita e lirisë. Kjo festë e madhe e jona, dita e flamurit tonë kombëtar na kujton ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë, në këtë ditë nderojmë së pari të rënët për liri, por edhe udhëheqësit, komandantët dhe luftëtarët e të gjitha kohërave që luftuan për lirinë e kombit tonë e deri tek lufta e lavdishme e UÇK-së në Kosovë. Të lirë në mendjet tona, të lirë në fjalët tona, në këtë ditë të kthesave historike, në këtë ditë të shqiptarisë le të mos harrojmë që së bashku me lirinë vjen edhe përgjegjësia, liria nuk na është falur, ajo është paguar me gjakun e djemve më të mirë të këtij vendi. Prandaj, urime dita e flamurit, dalja në publik e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari”, është thënë në urimin e Limajt.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …