Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj e akuzoi Qeverinë Kurti për vjedhje të programit të Nismës Socialdemokrate. “Neve na ka ardhur një qeveri pa program. Mirëpo, ajo ka vjedhur programe, i kopjon, i deformon, e kthen në një qeveri sociale”, Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga puna. Një kryeministër i cili e ka situatën “lëmsh” në vendin e tij, duke filluar nga gjendja ekonomike deri te gjendja politike. Çfarë po bën ai? Ai, po e bën atë që di ta bëjë më së miri, është të bëjë komente për Kinën, Ukrainën e për gjeopolitikën, për nga 1 javë ditë në seminare. Qeveria Kurti nuk di të bëjë gjë tjetër përveç të mbajnë ligjërata nga 40 minuta. Tërë jetën e tyre kanë “shitur fall””, tha Limaj. Aktualisht populli i Kosovës ka një qeveri pa qëllime, që nuk po ndërmerr asgjë për t’i zgjidhur problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet vendi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …