Limaj: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre atdhetare trasuan rrugën e lirisë së Kosovës

Fatmir Limaj: Kemi problem me funksionimin e shtetit, sepse shumçka në Kosovë funksionon në kundërshti dhe konfuzion

Në një intervistë për “TV-Dielli”,  zëvëndës-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj  ka shpalosur  veprimtarinë e tij që nga pas lufta e deri tani. Ai ka thënë me këtë rast se është atakuar  gjithmonë në pikën më të ndieshme, në përkushtimin e tij  ndaj vendit, por megjithatë disa herë ka dalur fitimtar. “Tani në pozitën e zëvendës-kryeministrit,  kemi problem me funksionimin e shtetit, ngase shumçka në Kosovë funksionon në mosmarrëveshje dhe kundërshti, që  nuk janë në përputhje me ligjin, por ne po bëjmë dhe do të bëjmë përpjekje që agjencitë e pavarura të punojnë në bashkëpunim me ligjin e jo  të punohet kujt çka t’i teket. Duke folur lidhur me çështjen e demarkacionit Limaj, porositë që kjo çështje të bëhet nga ekspertët tanë.

I pyetur idhur me bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri,  Limaj thotë se lë shumë për të dëshiruar, sepse  janë procedura të pa nevojshme. Ne kemi dërguar një sinjal për një bashkpunim shumë të tjeshtë, në mënyrë që  marrëvshjet e nënshkruara të materializohen. Ndërkaq, si kryetar i Nismës  për Kosovën, ai ka përsëritur se programi i partisë që është elaboruar që sa kohë, do të realizohet, por jo brenda një viti. Viti 2017-të, ishte viti i Nismës, si: mocioni për rrëzimin e qeverisë, shkuarja në zgjedhje, pastaj rritja e subjektit tonë, sepse  ne jemi parti social-demokrate që i ka munguar Kosovës.  Limaj porositë të rinjtë që të besojnë në shtet, sepse  edhe ne besuam dhe fituam luftën, gjenerata të tëra mbajtën burgje për ta parë kosovën e lirë, dhe tani ja ku jemi, të japim secili kontributin tonë në të mirë të shtetit.

Në fund, Limaj, uroi edhe stafin e Radios-Kosova e Lirë për 19-vjetorin e saj,  më 4 janar, duke veçuar faktin se me këtë Radio e lidh një emocion i veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …