Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se zgjedhjet janë moment i mirë që ata që kanë qenë në qeveri të japin llogari për gjithë punën që kanë bërë për katër vite dhe ku është vendi ynë pas katër viteve. Limaj në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, theksoi se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit, pasi tash e katër vite ka stagnuar në të gjitha drejtimet. Kjo qeveri ka prishur e dëmtuar imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.. Ata në fakt as nuk dinë e as nuk guxojnë të marrin vendime. Për të shkuar më tutje dhe për të reaguar gjendjen alarmante tregojnë kontratat njëburimore. Kosova qeveriset ekonomikisht me kontrata njëburimore që janë antiligjore, janë korruptime dhe seleksionuese për ekonominë, janë i vetmi prodhim që i jepet Kosovës tash e katër vite, është populizmi, llafet, muhabetet shpifjet mashtrimet të cilat polarizojnë shoqërinë e Kosovës”, tha kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …