Limaj

Fatmir Limaj, konsideron se Serbia i ka pranuar targat RKS pasi ka marrë garanci të forta se Kosova do ta themelojë Asociacionin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konsideron se Serbia i ka pranuar targat RKS pasi që ka marrë garanci të forta se Kosova do ta themelojë Asociacionin, meqë aktualisht ka filluar implementimi i marrëveshjes Kurti – Vuçiq. Veturat me targa RKS lëvizin sot në Serbi, ngase kanë garanci se do të bëhet Asociacioni sikur është i reklamuar drafti. Prandaj e shihni tash presionin që do t’i vjen Qeverisë së Kosovës, pas këtyre veprimeve të pa rëndësishme kinse lëshimeve që i ka bërë Serbia. Kurti tashmë ka pranuar themelimin e Asocacionit dhe kjo gjë, sipas tij, është e kryer. Duke folur për veriun, Fatmir Limaj ka shprehur pakënaqësi për menaxhimin nga ana qeverisë, pasi mendon se është një vetëmashtrim gjendja momentale e sigurisë, meqë atje janë të pranishëm njerëzit e Vuçiqit dhe asgjë nuk ka ndërruar në bindjet e qëndrimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …