Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit i cili ndodhi në xhamitë në qytetin Kristçurç të Zelandës së Re, ku mbetën të vrarë mbi 50 besimtarë islamë dhe u plagosën disa të tjerë. Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke thënë se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale. Edhe kryetari, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, zëvendës-kryeministri Fatmir Limaj e zyrtarë të tjerë të Kosovës kanë dënuar sulmin në Zelandë të Re.
