leoni

Fatmir Limaj: Kosova sot po e voton një mandatar për kryeminstër që nuk e ka njohur që 20 vite

Fatmir Limaj: Kosova sot po e voton një mandatar për kryeminstër që nuk e ka njohur që 20 vite

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit me disa sugjerime për mandatarin për kryeministër Albin Kurti, edhe pse shtoi do të ketë kohë të mjaftueshme ta kritikojë dhe të pajtohet e të mos pajtohet. Limaj tha se sugjerimi për mandatarin është që të ulë kokën dhe të punojë për vendin. Kryetari i Nismës Socialdemokrate kërkoi po ashtu nga kandidati për kryeministër që euforinë ta ndalë, arrogancën ta heqë dhe të nisë të shërojë urrejtjen që e ka ndjellë tek qytetarët me të pavërteta. Ndërsa, shtoi se sot Kosova është në momentet e votimit të një mandatari që bëhet nesër kryeministër i cili për 20 vite nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …