Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për katër vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Limaj theksoi se ata po përballen padrejtësisht me akuza të rreme në Hagë dhe shprehu bindjen e tij se ata do të dalin triumfues edhe nga kjo sfidë. Limaj, i cili vetë ka kaluar përmes betejave ligjore në lidhje me luftën çlirimtare, deklaroi: “Lufta e UÇK-së ishte e pastër, e drejtë, dhe e shenjtë.” Ai shprehu solidaritet me ish-krerët, familjet e tyre dhe gjithë qytetarët e Kosovës, duke besuar në fitoren e tyre në këtë sfidë ashtu si në betejat e tjera për liri.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …