Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Fatmir Limaj kritikon Qeverinë Kurti për dështim në mbrojtjen e objekteve jetike, në veri të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për dështimin në mbrojtjen e objekteve jetike në veri të Kosovës. Sulmi i fundit ndaj kanalit kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është një dëshmi e qartë e dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë dhe sovranitetin kombëtar të vendit. Limaj e kritikoi ashpër qeverinë për mungesën e masave të duhura për mbrojtjen e objekteve vitale të shtetit. Nuk është diçka që nuk e kemi ditur. Këtu vazhdimisht është folur për luftë. Ju po flisni për luftë, për situata të rënda, dhe në fund ndodh një veprim terrorist, një agresion ndaj shtetit. Dhe gjëja e parë që duhet bërë është ruajtja e objekteve vitale, u shpreh Limaj. Duhet kërkuar përgjegjësi, nuk shkon puna duke thënë: ‘Serbia e ka bërë/ Për çfarë sovraniteti po flet? ‘Kam shtrirë sovranitetin’. Ku, nëpër kafe të Mitrovicës, apo duke bërë patrullime në rrugë, nënvizoi  kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur ambasadorët dhe shefat e misioneve të Aleatëve, në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur dje në Shtabin e KFOR-it në Kampin …