Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Kryeministri Albin Kurti duhet të heqë dorë nga veriu i Kosovës pas zgjedhjeve në katër komunat e veriut

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet të heqë dorë nga veriu i Kosovës pas zgjedhjeve të djeshme në katër komuna të veriut, në të cilat serbët e kësaj pjese e bojkotuan procesin zgjedhor. Qeveria do të duhej ta zgjidhte krizën politike që shkaktuan dorëheqjet e serbëve nga institucionet e jo të organizonte zgjedhje. Serbët e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë viktimë e instrumentalizuar që sa dekada, dhe ende e kanë këtë problem nga Beogradi. Në shumë raste ne në Kosovë me veprimet tona, ia kemi mundësuar Beogradi. Qytetarët kanë mbetë në mes dy zjarreve. Vazhdon ajo situatë e rëndë për ta. Agjendat e këtyre njerëzve kanë fituar. Kjo është rruga me e mirë e Kurtit për të heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë në vetvete demokratike vetë mbajtja e tyre. Nuk është detyrë ligjore e demokratike e zgjedhjeve edhe mori kush mori pjesë”, tha Limaj. Sipas tij, kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq do t’i vazhdojnë agjendat e tyre politike dhe t’i mashtrojnë qytetarët e veriut. Ka humbur qytetari i Kosovës, ka humbur demokracia. Ka humbur mundësia e integrimit dhe qytetaria. Në Beograd Vuçiqi shpalli triumf të unitetit historik serb, e Kurti këtu shpall fitore të shtetit dhe demokracisë, saktësoi Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …